Site icon Telegrafi

Vlora Çitaku kujton adoleshencën, poston foto nga shkolla e mesme

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, është një figurë publike mjaft e socializuar.

Ajo vazhdimisht është aktive duke përcjellë ngjarjet që ndodhin në vend.

Asnjëherë nuk heziton që të shprehë përkrahjen për sukseset që arrihen nga figura të sportit dhe të kulturës.

Kësaj radhe ajo ka hedhur një shikim në retrospektivë duke postuar një foto nga shkolla e mesme.

“Me shoqe, #HighSchool”, ka shkruar ambasadorja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Më parë Çitaku ka qenë edhe ministre në Qeverinë e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version