Telegrafi

Vlora Çitaku feston ditëlindjen, befasohet nga miqtë me një dhuratë interesante (Foto)

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka kremtuar sot (e martë) ditëlindjen e saj.

Çitaku mbushi sot 37 vjet, teksa me dukjen dhe fizikun që ka, ajo nuk tregon fare për këtë moshë.

Vlora është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat mori urime të shumta sot nga miqtë, kolegët e familjarët e saj.

Ambasadorja Çitaku mbushi sot 37 vite, por duket shumë më e re. Burimi i fotos: InstaStory

Në një ditë si kjo, për ambasadoren nuk munguan as dhuratat.

Ajo është fanse e zjarrtë e serialit të famshëm “Game of Thrones”, teksa miqtë e saj kishin vendosur t’i bëjnë një dhuratë të veçantë që lidhet pikërisht me këtë serial.

Lexo po ashtu Kur Vlora Çitaku bëhet njësh me natyrën (Foto)

Fjala është për një portret, ku Çitaku shihet e veshur në rrobat e familjeve të veriut Stark të serialit “Game of Thrones”.

Në këtë imazh, ajo ngjanë shumë me dy personazhet e njohur të këtij filmi: Sansa Stark apo Ayra Stark. /Telegrafi/