Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka kremtuar sot (e martë) ditëlindjen e saj.
Çitaku mbushi sot 37 vjet, teksa me dukjen dhe fizikun që ka, ajo nuk tregon fare për këtë moshë.
Vlora është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat mori urime të shumta sot nga miqtë, kolegët e familjarët e saj.
Në një ditë si kjo, për ambasadoren nuk munguan as dhuratat.
Ajo është fanse e zjarrtë e serialit të famshëm “Game of Thrones”, teksa miqtë e saj kishin vendosur t’i bëjnë një dhuratë të veçantë që lidhet pikërisht me këtë serial.
Fjala është për një portret, ku Çitaku shihet e veshur në rrobat e familjeve të veriut Stark të serialit “Game of Thrones”.
Në këtë imazh, ajo ngjanë shumë me dy personazhet e njohur të këtij filmi: Sansa Stark apo Ayra Stark. /Telegrafi/