Vera shquhet si stina kur të gjithë rezervojnë pushimet e tyre, për t’i bërë ballë diellit të ngrohtë.
Disa pëlqejnë detin e të tjerë malin, e rëndësishme është që këto pushime të kalohen në shoqëri të miqve apo familjarëve.
Shpesh kuriozitet te publiku zgjon fakti se ku i kalojnë figurat publike pushimet, dhe sa prej tyre kanë raporte të mira mes vete.
Duket se një miqësi të mirë, aq sa të kalojnë një vikend së bashku e gëzojnë ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, këngëtarja Eliza Hoxha, dhe piktorja e njohur, Zake Prelvukaj.
Ato kanë zgjedhur që këto ditë t’i kalojnë së bashku duke shijuar bukuritë natyrore të Rugovës.
Ka qenë ambasadorja Çitaku ajo e cila ka ndarë disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku ka zbuluar disa nga momentet e ëmbla që po shijon me mikeshat e saj.
“Shoqe”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografive, në të cilat shfaqet e buzëqeshur në ambientin e gjelbër.
Përndryshe, Vlora ka disa javë që është kthyer nga ShBA, për të kaluar disa ditë pushimi te familjarët e saj në Kosovë. /Telegrafi/