Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, është një nga emrat më të përfolur në media.
Përveç angazhimeve të saj, shpesh në sy bien qëndrimet dhe statuset që Çitaku ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ajo është mjaft e ndjekur nga fansat në Facebook dhe Instagram, në të cilat është çdo ditë aktive.
Shpesh, Vlora ndan me fansat ndonjë fotografi nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet nga e kaluara.
Së fundmi, ambasadorja Çitaku është bërë nostalgjike, duke kujtuar veten e saj kur ishte foshnje, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.
Ajo dukej një fëmijë shumë i ëmbël, veshur me rroba të kuqe dhe kësulë në kokë.
“Kush është kjo vajzë në vitin 1981”, ka shkruar Vlora në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/