Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, është njëra ndër politikanet më të suksesshme kosovare.
Ajo ka me mijëra ndjekës të rregullt në rrjetet sociale, të cilët vazhdimisht njoftohen me ngjarjet më të fundit rreth karrierës së saj përmes postimeve të ndryshme që publikon.
Së fundmi, ajo është bërë nostalgjike duke ndarë me fansat e saj një fotografi, përmes së cilës e kujton vetën e saj kur ishte fëmijë.
“Unë e vogël” ka shkruar Çitaku në mbishkrimin e fotografisë, duke na zbuluar se ka qenë një vogëlushe mjaft e ëmbël. /Telegrafi/