Site icon Telegrafi

Vllasi: Nëse Haga do ta lëshonte gjallë Millosheviqin, çka do të ishte kjo për drejtësinë ndërkombëtare

Azem Vllasi, ish kryetar i Komitetit Krahinor të Kosovës, ka folur për disa konspiracione që lidhen me kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviç.

Vllasi në emisionin “Kojshia Show” ka thënë se nëse Millosheviqi do të ishte gjallë kujt do t’i konvenonte kjo gjë.

“Sigurisht se ai ka vdekur”, i është përgjigjur Vllasi pyetjes së moderatorit se “nëse Millosheviçi është gjallë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Nëse Gjykata e Hagës, përkatësisht Holanda do ta lëshonte gjallë Millosheviçin, çka do të ishte kjo për drejtësinë ndërkombëtare. Po të mos ishte kjo gjykatë, asnjë kriminel serb nuk do të gjykohej”.

Vllasi thotë se Serbia e tanishme edhe sot e kësaj dite mundohet t’iu ikë krimeve që ka kryer në ish-Jugosllavi./Telegrafi/

Exit mobile version