Telegrafi

Vlerësohet paraqitja e Hykës

Jahmir Hyka po vazhdon të luaj me mjaftë sukses në kampionatin amerikan.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë e ka nisur ndeshjen si titullar nga minuta e parë.

Ai është paraqitur në fushë në ndeshjen mes skuadrës së tij San Jose Earthquakes dhe New England Revulucion që përfundoi pa gola 0-0.

Edhe pse nuk arriti të shënoi ose asistoi, paraqitja e Hykes u vlerësua lartë nga mediat amerikane.

Hyka kishte disa raste të mira shënimi, por nuk kishte fat të shënoi golin e dytë.

Pas shtatë ndeshjeve në MLS, San Jose zë vendin e pestë me nëntë pikë të tubuara.

Kujtojmë që Hyka iu bashkua skuadrës amerikane nga ekipi zviceran, Luzern. /Telegrafi/