Site icon Telegrafi

Vlerësohej 100 milionë euro dhe ishte startues te Anglia – Dele Alli përfundon te Besiktasi

Ish-futbollisti i kombëtares angleze Dele Alli është gati të nënshkruajë me Besiktasin.

Klubi i tij Everton po e dërgoi atë në huazim, por Besiktas do të ketë të drejtën për të blerë.

Alli tashmë ka mbërritur në Stamboll dhe pritet që të enjten t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën.

Alli erdhi në Tottenham në vitin 2015 nga MK Dons për pak më shumë se 6 milionë euro. Ai ishte në klubin londinez deri në janar të vitit 2022, ndërsa në vitin 2016 dhe 2017 u shpall lojtari më i mirë i ri i Ligws Premier.

Ai luajti 269 ndeshje për Tottenhamin, duke shënuar 67 gola dhe duke dhënë 61 asistime.

Me 188 centimetra i gjatë dhe i fortë në top, Alli dukej i pandalshëm, gjë që i dha atij një ftesë edhe në kombëtaren angleze, për të cilën bëri 37 paraqitje dhe shënoi 3 gola.

Ai ishte në kulmin e tij në vitin 2018, kur kishte vlerën e 100 milionë eurove sipas Transfermarkt.

Por me ardhjen e Jose Mourinhos dhe Nuno Espirito Santos te Tottenham, karriera e Allit shkoi drejt greminës.

Si lojtar i lirë, ai u transferua në Everton sezonin e kaluar, ku luajti 13 ndeshje nën drejtimin e trajnerit Frank Lampard, por nuk arriti të shënonte gol apo asistim. /Telegrafi/

Exit mobile version