Site icon Telegrafi

Vlerësimi për Xherdan Shaqirin pas dy asistimeve të tij në fitoren e Liverpoolit

Liverpooli ka fituar ndaj Aston Villas me rezultat 4-1 në kuadër të rrethit të tretë të FA Kupës.

Në këtë ndeshje luajti edhe ylli shqiptar Xherda Shaqiri që u fut në lojë nga minuta e 61-të.

Shaqiri bëri dy asistime të bukura në këtë takim, për golin e tretë dhe të katërt që vulosën fitoren e Liverpoolit, që u shënuan nga Sadio Mane dhe Mohamed Salah.

 

Ai nga ‘Whosocred’ është vlerësuar me notën 7.7, shumë e lartë për një lojtar që futet në pjesën e dytë.

Nota e Shaqiri nga Whoscored

Shaqiri bëhet lojtari i parë që dhuron dy asistime në një ndeshje si zëvendësues, pas James Milner që kishte bërë të njëjtë gjë në vitin 2017 ndaj Spartak Moskës.

 

Ai i siguroi asistimet brenda 208 sekondave, duke pasur ndikim të drejtpërdrejt në rezultat./Telegrafi/

Exit mobile version