Analisti Ylli Hoxha ka thënë se është mirë që deri më tani asnjëri prej ministrave të Qeverisë Kurti nuk kanë pasur ndonjë aferë korruptive.
Vlerësim pozitiv, Hoxha i ka dhënë ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu,
“Për shkak të vullnetit për të ecur përpara, i jap notë pozitive Haxhiut”, tha ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Po ashtu, sipas tij punë të mira ka bërë edhe ministri i Financave Hekuran Murati.
“Si resor qeveritar i ka ecur përpara puna Muratit. Sido që i ka ecur, ka pasur progres”.
Ministri i punëve të Brendshme Xhelal Sveçla sipas Hoxhës përkundër sfidave ka të arritura.
“E ka mbajtur Policinë e Kosovës në kohezion. Nuk ka pasur ndonjë incident siç ka mundur të ndodh në sektorin e Arsimit për shembull. Në veri ka përparim të prekshëm”.
Vlerësim po ashtu pozitiv analisti i ka dhënë ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit.
Kurse vlerësim negativ, i ka dhënë ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sipas tij për shkak të menaxhimit të mangët të sektorit të energjisë.
“Strategjia e energjisë është në kundërshtim me atë që e ka premtuar kryeministri Kurti”.
Ministria e Shëndetësisë, sipas analistit Ylli Hoxha ka qenë jo e suksesshme.
“Gjendja në QKUK mbetet e vështirë dhe nuk kemi parë ndonjë reformë të prekshme”.
Po ashtu ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla sipas tij për shkak se nuk ka treguar rezultate të mira.
“Nuk ka njohje. Nuk ka dinamikë në politikën e jashtme”.
Vlerësim jo të mirë për shkak të menaxhimit me sektorin e Arsimit, Hoxha i ka dhënë ministres së Arsimit, Arbërie Ngavaci.
“Greva në arsim dhe mungesa e ndonjë reforme janë probleme në arsim. Kemi parë njëfarë komoditeti në lidhje me grevën”, ka deklaruar Ylli Hoxha./Telegrafi/