Site icon Telegrafi

Vlerësimi higjienik i Emirates jo i kënaqshëm, stadiumi i Arsenalit konsiderohet i rrezikshëm për përhapje të infeksioneve

Stafi i Arsenalit që punon në Emirates është dërguar për një trajnim rreth parandalimit të dëmtimit të fushës nga fenomene të ndryshme, por që kohët e fundit janë goditur nga një infektim i minjve.

Sipas Daily Mail , stadiumi i skuadrës londineze është njëri nga dy stadiumet e vetme të Ligës Premier që nuk kanë një vlerësim higjienik me pesë yje. Arsenalit i është dorëzuar një vlerësim me katër yje së bashku me klubin e promovuar rishtazi në Angli, Aston Villa.

Shefat e klubeve kanë punësuar ekspertë në mënyrë që t’i ndalin pasojat që janë përshkruar si “një çështje e vazhdueshme”. Inspektorët kanë lavdëruar Arsenalin për marrjen e masave për parandalimin e minjve në dhoma të ndryshme të stadiumit, në mënyrë që mos të përhapen infeksione të rrezikshme.

Emirates Stadium – Arsenal (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, raporti i fundit i higjienës i kryer më parë këtë vit theksoi një numër çështjesh që ende duhet të trajtohen. Inspektorët këshilluan që stafi i hotelerisë duhet të përdorë kazanët këmbë-pedale në kuzhinat e klubit, në mënyrë që të mos i joshin më tej minjtë.

Stafi i kuzhinës aktualisht përdor duart e tyre për të hequr mbeturinat, të cilat ndjellin edhe më shumë minjtë që të frekuentojnë dhomat e tyre të tjera.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arsenal

Një zëdhënës i Arsenalit tha: “Ne kemi marrë gjithmonë çështje higjienike jashtëzakonisht seriozisht dhe kemi rritur veprimet tona për të siguruar që Emirates Stadium tejkalon rekomandimet e bëra”.

“Janë zbatuar të gjitha rekomandimet nga ekspertë të kontrollit të dëmtuesve, auditime të pavarura, trajnime shtesë të stafit dhe investime të konsiderueshme në parandalimin e këtyre dëmeve. Ne vazhdojmë të shohim mënyrat e tjera për t’u përmirësuar në këtë fushë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version