Elita e futbollit francez llogaritet si njëra nga pesë ligat më të forta në Evropë.
E në këtë kampionat luajnë edhe tre futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Bersant Celina.
Sulmuesi anësor, Zeneli dhe mesfushori Berisha aktivizohen me Stade Reims, derisa Bersant Celina është pjesë e Dijon.
Mediumi i specializuar për vlerat e futbollistëve, Transfermarkt ka përditësuar vlerësimet për futbollistët në Ligue 1.
Kësisoj ngritje nga tre futbollistët e Kosovës ka vetëm Arbër Zeneli, vlera e të cilit është rritur për një milionë, nga katër sa ka kushtuar në pesë milionë euro.
Bashkëlojtari i tij te Reims, Valon Berisha nuk ka pasur ngritje, por as ulje pasi qëndron në vlerën e katër milionë eurove.
Ndërkohë mesfushori i talentuar, Bersant Celina ka pasur rënie në vlerën e tij në përditësimin e fundit nga Transfermarkt.
24-vjeçari kishte një vlerë prej katër milionë eurove, por tani në përditësimin e fundit vlera e tij është zbritur për 500 mijë dhe kushton 3,5 milionë euro.
Sa i përket futbollistit më të shtrenjtë në këtë kampionat, mbetet ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe me vlerë prej 160 milionë euro.
Në vendin e dytë mbetet bashkëlojtari i Mbappes te PSG, braziliani Neymar që kushton 110 milionë, derisa vendin e tretë e mbanë ylli i Olympique Marseille, Boubacar Kamara me 37 milionë euro. /Telegrafi/