Telegrafi

Vlera neto e Beyonce dhe Jay-Z, një prej çifteve të famshëm më të pasur në botë

Foto: Instagram

Ndoshta nuk do të habiteni shumë kur të mësoni se Beyonce dhe Jay-Z janë jashtëzakonisht të pasur.

Por a keni ndalur ndonjëherë të imagjinoni se sa para kanë Bey dhe Jay në llogaritë e tyre bankare? Sepse e kalon një miliard.

E cila, edhe një herë, nuk duhet t’ju habisë duke qenë se ylli i popit theu rekordin për më shumë çmime ‘Grammy’ të fituara ndonjëherë nga një artiste femër kur ajo mblodhi trofeun e saj të 28-të. Dhe Jay ka pasur një karrierë të suksesshme muzikore dhe biznesi për dekada.

Sa është vlera neto e Beyonce dhe Jay-Z?

Pasuria e kombinuar e Jay Z dhe Beyonce Knoëles është 1.8 miliardë dollarë. Në korrik 2014, ata u bënë të parët që kaluan një miliardë dollarë.

Pjesa e Beyonces në pasurinë e tyre neto është 500 milionë dollarë, ndërsa Jay Z-së një miliard dollarë. Të njëjtit janë çifti më i pasur i të famshmëve në botë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beyonce

Janë shumë përpara çifteve si David dhe Victoria Beckham dhe Tom Brady dhe Gisele Bundchen.

Në listën e 100 njerëzve më me ndikim të revistës TIME të vitit 2006, Beyonce dhe Jay Z u renditën si çifti më i fuqishëm.

Jeta e mbretëreshës dhe reperit të famshëm

Çifti i njohur e kanë mbajtur romancën e tyre sa më private. Ata u takuan rreth viteve 2000, megjithëse koha e saktë është e panjohur për publikun e gjerë.

Çifti punoi së bashku në 2002 në “03 Bonnie & Clyde”, një këngë për albumin e e artistit “The Blueprint 2: The Gift & The Curse Beyond”. Në videoklip, Beyonce ka luajtur rolin e të dashurës së tij, duke konfirmuar thashethemet publike se ata ishin në lidhje.

Këngët e suksesshme të Beyonces “Crazy in Love” dhe “That’s How You Like It” janë gjithashtu të shkruara nga Jay Z. Ata u martuan në fshehtësi më 4 prill 2008.

Në shtator 2008, Beyonce bëri publike unazën e saj të martesës prej 5 milionë dollarësh, Lorraine-Schwartz, duke e shpallur zyrtarisht atë dhe Jay-Z si burrë e grua.

E kanë pranuar se kanë pasur një martesë të vështirë si rezultat i një lidhjeje që Jay Z e pranoi publikisht në vitin 2016 pas publikimit të “Lemonade” të Beyonce , pavarësisht se e mbajtën romancën e tyre kryesisht private. /Telegrafi/