Jennifer Lopez dhe Ben Affleck momentalisht janë një nga çiftet më të diskutuar në Hollyyood, romanca ‘Bennifer’ tërheq vëmendjen e fansave dhe konsiderohet si një nga lidhjet më solide të dashurisë në industrinë e argëtimit.
Por të dy punuan veçmas për karrierën e tyre; Jennifer përfiton mjaft shumë si në muzikë ashtu edhe në film, e Affleck në anën tjetër ka qenë i suksesshëm edhe në industrinë e filmit dhe televizionit.
Të dy kanë bërë një pasuri të mirë, por sa është në total?
Pasuria neto e Jennifer Lopez
Karriera e JLo shpërtheu kur ajo luajti në filmin biografik të këngëtares meksiko-amerikane, Selena, në vitin 1995. Që nga ai moment, Lopez u bë e famshme dhe luajti në disa filma si: “Anaconda”, “Out of Sight”, “The Wedding Planner” dhe “An Life Unfinished”.
Në vitin 1999, Jennifer publikoi albumin e saj të parë “On the 6” i cili pati një sukses të madh. Në muzikë, Lopez u njoh po ashtu nga hiti “Jenny from the block”.
Pasuria neto e Jennifer Lopez vlerësohet në 400 milionë dollarë (390 milionë euro) dhe ajo fiton 40 milionë dollarë (39 milionë euro) në vit.
Pasuria neto e Ben Affleck
Affleck u bë i famshëm kur shkroi, drejtoi dhe luajti në filmin “Good Will Hunting” së bashku me mikun e tij, Matt Damon, në 1997. Ai gjithashtu u shfaq në filma si “Shakespeare in Love”, “Pearl Harbor”, “The Sum of All Fears” dhe “Changing Lanes”.
Sa është vlera neto e “Bennifer”?
Sipas www.celebritynetworth.com mund të themi se pasuria neto e çiftit është 550 milionë dollarë (540 milionë euro), gjë që i bën ata një çift shumë të fuqishëm financiarisht. /Telegrafi/