Tregu i valutave digjitale ka arritur vlerën prej mbi 303 miliardë dollarëve për herë të parë, pas rritjes së jashtëzakonshme të monedhave digjitale.
Sipas të dhënave nga “CoinMarketCap”, i gjithë tregu i monedhave digjitale ka arritur në mbi 303 miliardë dollarë.
Bitcoin, monedha më e madhe digjitale tani ka kapur vlerën totale të 150 miliardë dollarëve. Ajo pati vlerën më të madhe në fillim të javës duke iu afruar 10 mijë dollarëve.
Aktualisht vlera e Bitcoin është më shumë se 9800 dollarë pra shumë shpejtë mund të arrijë vlerën e 10 mijë dollarëve.
Ndërkaq, Ethereum, monedha tjetër e madhe arriti vlerën e 485 dollarëve për njësi.
Tregu i monedhave digjitale në tetor pati vlerë 200 miliardë, ndërsa iu desh më pak se një muaj për të arritur vlerën prej mbi 303 milionë miliardë dollarëve. /Telegrafi/