Site icon Telegrafi

Vlera e Hysajt është më e madhe se e gjithë ekipit të Maqedonisë (Foto)

Kombëtarja e Shqipërisë është mësuar që në të shumtën e ndeshjeve të jetë inferiore sa i përket vlerës së lojtarëve në treg, krahasuar me rivalin që ka përballë, por kësaj radhe situata nuk është njësoj.

Futbollistët aktual të kombëtares shqiptare luajnë në klube mjaft prestigjioze dhe duke i shtuar edhe paraqitjen në Kampionatin Evropian, vlera e futbollistëve të besuar nga Gianni De Biasit është rritur dukshëm.

Kjo pasi, vlera e përgjithshme e të gjithë futbollistëve që janë pjesë e kombëtares për ndeshjen kundër Maqedonisë kap shifrën e plot 47.6 milionë eurove, sipas faqes së njohur ‘Transfermarkt’.

Lexo po ashtu Një nga këta katër lojtarë pritet të jetë kapiteni i ardhshëm i Kombëtares së Shqipërisë

Ndërsa, fqinjët e Maqedonisë janë shumë larg kohërave të tyre të arta, ku kishin në organikë yje të futbollit kontinental, pasi të gjithë futbollistët që ka trajneri Igor Angelovski kushtojnë në total 9.75 milionë euro.

Kjo i bie se vlera e Maqedonisë është shumë më e vogël se vetëm kartoni i mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysajt, i cili vlerësohet 13 milionë, teksa ka një diferencë të theksuar edhe me pjesën tjetër të ekipit tonë kombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version