Telegrafi

Vlera e ekipeve dhe lojtarëve më të vlefshëm të Kosovës dhe Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës është më e vlefshme sesa ajo e Rumanisë, para ndeshjes së vlefshme për kualifikueset për Euro 2024.

Kosova është nikoqire e Rumanisë në ndeshjen e tretë të Grupit I në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Dardanët do ta presin ekipin përfaqësues rumun në Prishtinë, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Giresse me disa ndryshime

Por, cila përfaqësuese ka ekipit apo lojtarët më të vlefshëm në pragë të kësaj ndeshje shumë të vlefshëm.

Është Kosova që ka ekipin më të vlefshëm, pasi lojtarët e ftuar vlerësohen rreth 100 milionë euro apo më saktë 99.58 milionë euro, shkruan Telegrafi.

Në anën tjetër, skuadra e Rumanisë vlerësohet 78.30 milionë euro apo rreth 22 milionë euro më pak se ekipi i Kosovës.

Skuadra e Përfaqësueses së Rumanisë është e përbërë prej 26 lojtarëve, për dallim nga ajo e Kosovës me 25 lojtarë.

Lojtari më i vlefshëm i Kosovës është kapiteni Amir Rrahmani, i cili pas shkëlqimin me Napolin, ku e fitoi edhe titullin e Serie A, vlerësohet 25 milionë euro.

Pas Rrahmanit, vijnë Vedat Muriqi, i cili vlerësohet 15 milionë euro pasi gjithashtu shkëlqeu me 15 gola me Mallorcan në La Liga, ndërsa i treti renditet Arijanet Muric me vlere 12 milionë euro, shkruan Telegrafi.

Në anën tjetër, te Rumani lojtari më i vlefshëm është qendërmbrojtësi Radu Dradugin i Genoas me vlerë 8 milionë euro.

Pas tij vijnë Nicolae Stanciu i Wuhan Three Town me vlerë 6.5 milionë euro, ndërsa i treti renditet Darius Olaru me vlerë 5.3 milionë euro. /Telegrafi/