Telegrafi

Vlera e çdo përfaqësuese në ‘Euro 2016’, ja në cilin vend renditet Shqipëria

Kampionati Evropian 2016 është në prag, dhe tani më të gjitha kombëtaret kanë testuar cilësitë e tyre nëpër miqësoret e organizuara para kësaj ngjarjeje.

Shumica e 24 ekipeve të kualifikuara në këtë turne kanë përvoja të ndryshme në historinë e kampionatit, ndërsa është një e cila këtë vit është kualifikuar për herë të parë në këtë fazë – Shqipëria.

Goal.com, duke shfrytëzuar të dhënat e “Transfermarket”, ka bërë një përmbledhje të skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2016 për sa i përket vlerës së tyre, raporton Koha.net.

Shqipëria është në pjesën e fundit të listës, gjegjësisht në vendin e 22-të, me vlerë prej “vetëm” 40.9 milionë euro, duke lënë prapa vetëm Irlandën Veriore (35.9 milionë euro) dhe Hungarinë me 27.3 milionë euro në vendin e fundit, në raport me vendin e parë, që është Gjermania e që vlera e saj besohet të jetë 562 milionë euro.

Skuadra tjetër që vlen të përmendet është ajo e Zvicrës e cila, sipas Transfermarket, arrin vlerën prej 172.5 milionë euro dhe renditet si kombëtarja e 11 për nga vlera.

Duhet kujtuar se ky vlerësim ka ardhur duke mbledhur vlerën e secilin prej 23 lojtarëve në skuadër.

Kjo është lista:

24 | Hungaria | Vlera totale: €27.3m
23 | Irlanda Veriore | Vlera totale: €35.9m
22 | Shqipëria | Vlera totale: €40.9m
21 | Islanda | Vlera totale: €41.6m
20 | Rumania | Vlera totale: €56m
19 | Republika Çeke | Vlera totale: €64.5m
18 | Suedia | Vlera totale: €86.9m
17 | Republika e Irlandës | Vlera totale: €89.3m
16 | Sllovakia | Vlera totale: €91.1m
15 | Austria | Vlera totale: €128.4m
14 | Ukraina | Vlera totale: €128.7m
13 | Rusia | Vlera totale: €133.5m
12 | Uellsi | Vlera totale: €168.6m
11 | Zvicra | Vlera totale: €172.5m
10 | Polonia| Vlera totale: €175.3m
9 | Turqia| Vlera totale: €186.1m
8 | Italia | Vlera totale: €272m
7 | Kroacia | Vlera totale: €272.3m
6 | Portugalia | Vlera totale: €321.7m
5 | Anglia | Vlera totale: €446m
4 | Franca | Vlera totale: €454m
3 | Belgjika | Vlera totale: €460.9m
2 | Spanja | Vlera totale: €557.5m
1 | Gjermania | Vlera totale: €562m