Bitcoin (BTC) kaloi kufirin e 65,000 dollarëve (rreth 60 mijë euro) në orët e mëngjesit evropian të hënën.
Me këtë, kriptovaluta i është afruar shumë “kulmit të jetës së saj” ndonjëherë, përcjell Telegrafi.
Rekordi i Bitcoin është 68,999,99 dollarë i vendosur në nëntor 2021.
Ndryshe, kriptovaluta më e madhe për nga vlera e tregut ka shënuar një rritje 50% këtë vit dhe pjesa më e madhe e rritjes vjen në javët e fundit.
Rritja e vlerës së tij të kujton entuziazmin dhe vrullin që të kujton nivelet rekord të vitit 2021. /Telegrafi/