Çmimi i Bitcoin mund të rritet në nivele të reja rekord gjatë viteve të ardhshme falë një bumi të kërkesës nga miratimi i mundshëm i ETF-ve (Exchange-traded fund), sipas Tom Lee të Fundstrat (Institucion financiar në Nju Jork).
Në një intervistë me CNBC të mërkurën, Lee tha se Bitcoin mund të “kërcejë” në një interval prej 100,000 deri në 150,000 dollarë në 12 muajt e ardhshëm, dhe në pesë vitet e ardhshme, kriptovaluta mund të rritet deri në 500,000 dollarë, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.
Këto objektiva çmimesh do të eklipsonin nivelin rekord prej 69,000 dollarësh të arritur në nëntor të vitit 2021 dhe do të përfaqësonin një rritje deri në 1,011% nga çmimi aktual i Bitcoin prej rreth 45,000 dollarë.
Lee nuk është i vetmi analist i Wall Street me pritshmëri të mëdha për çmimin e Bitcoin.
Standard Chartered tha se kriptovaluta mund të rritet në 200,000 dollarë deri në fund të 2025, me supozimin se ETF-të do të tërheqin midis 50 miliardë dhe 100 miliardë dollarë fonde nga investitorët gjatë vitit të tyre të parë të tregtimit. /Telegrafi/