Telegrafi

Vlera e Apple bie poshtë 1 trilion dollarëve

Vlera e Apple ra poshtë vlerës së 1 trilion dollarëve, ndërsa aksionet u zhvlerësuan.

Gjiganti i prodhimit të iPhone, pati të ardhura me një rritje prej 20 për qind, por shqetësimet për rënien e shitjeve në muajt në vijim bënë që vlera e aksioneve të binte.

Situata u përkeqësua edhe më tej kur kompania tha se nuk do të publikoi shifra për numrin e pajisjeve të shitura, përcjell Telegrafi.

Në tre mujorin e fundit kompania shiti 46.9 milionë iPhone dhe që nga fillimi i vitit kompania ka gjeneruar 265.5 miliardë dollarë të ardhura dhe 59.5 miliardë dollarë fitim.

Vitin e kaluar, Apple kishte shitur vetëm 88.3 miliardë dollarë shërbime e produkte.

Në muajin gusht Apple u bë kompania e parë që kishte arritur vlerën e tregut prej 1 trilion dollarësh. /Telegrafi/