LAJMI I FUNDIT:

Apple tashmë kompani një trilion dollarëshe

Apple tashmë kompani një trilion dollarëshe

Apple bëhet kompania e parë që arrin këtë vlerë tregu, një objektiv më tepër simbolik sesa strategjik.

Kompania ka pasur një performancë të shkëlqyer ditët e fundit sidomos pas publikimit të raportit pozitiv financiar për tre mujorin e fundit, ndërsa Yahoo Finance thotë se Apple vlerësohet aktualisht me 1 trilion dollarë, kompania ende nuk ka konfirmuar.


Vlera e aksioneve sot arriti në 206 dollarë duke vlerësuar kompaninë me 1.017 trilion dollarë në këtë momente që shkruajmë.

Kështu Apple bëhet kompania e parë që arrin këtë vlerë tregu, një objektiv më tepër simbolik sesa strategjik.

Ky objektiv ka qenë në shënjestrën e Apple që nga viti i kaluar kur lansoi iPhone X. Megjithatë shitjet larg pritshmërive ndikuan negativisht në vlerën e aksioneve duke lënë kompaninë në vend.

Ndjekësi më i afërt i kompanisë është Amazon me 860 miliardë dollarë vlerë tregu ndjekur nga Google dhe Microsoft. /Telegrafi/