Telegrafi

Vlasic ra pa ndjenja në mes të ndeshjes ndaj Interit, të gjithë vrapuan menjëherë për ta ndihmuar

Reprezentuesi kroat, Nikola Vlasic, ra pa ndjenja gjatë ndeshjes së së shtunës ku Torino u përballë kundër Interit dhe humbi me rezultat të thellë 3-0. Vlasic në fund të ndeshjes ishte në duel me një lojtar kundërshtar në mesin e fushës, pas së cilës u rrëzua në dysheme dhe mbeti i palëvizur.

Dy shokë të ekipit dhe lojtarët kundërshtarë vrapuan menjëherë në ndihmë të tij dhe personeli mjekësor mbërriti shumë shpejt në fushë.

Fatmirësisht mesfushori kroat ka ardhur shumë shpejt në vete dhe është larguar nga fusha në këmbë. Supozohet se shkak i të fikëtit ka qenë një goditje në pjesën e pasme të kokës që Vlasic e ka marrë në një duel. Është e qartë se mjekët kanë vazhduar të monitorojnë gjendjen e Vlasicit edhe pas ndeshjes.

Trajneri i Torinos, Ivan Juric, në një deklaratë pas ndeshjes tha se gjithçka duket se është në rregull me Vlasic.

Sa i përket vetë ndeshjes, Interi mposhti pa shumë probleme ekipin e Torinos. Golashënuesit ishin Marcus Thuram (59’), Lautaro Martinez (67’) dhe Hakan Calhanoglu (90+5’).

Vlasic iu bashkua Torinos në gusht të këtij pas një aventure që nuk shkoi siç ai e kishte planifikuar në Ligën Premier me fanellën e West Hamit.

Prej se është bërë pjesë e Torinos, 26-vjeçari ka kontribuar me pesë gola dhe tetë asistime në Serie A./Telegrafi/