Telegrafi

Vjosa Shehu edhe me klip këngën “Vetes”, të interpretuar në Festivalin e Këngës në RTK

Foto: Vjosa Shehu/YouTube

Këngëtarja Vjoisa Shehu ka bërë një rikthim të fuqishëm në muzikë pas shumë vitesh.

Ajo u prezantua muaj më parë në Festivalin e Këngës në Radio Televisionin e Kosovës – festivali i parë i këtij lloji që u mbajt në Kosovë.

“Vetes” mban titullin kënga me të cilën ajo u paraqit, e cila është punuar nga kompozitori Lorenco Kabino.

Muaj pasi e interpretoi këtë këngë në skenën e festivalit vendor, Vjosa ka vendosur që ta sjell atë edhe me klip.

Në videon muzikore të “Vetes”, këngëtarja shehu shfaqet melankolike dhe mjaft me stil, teksa bëri një interpretim të veçantë të vargjeve të tekstit.

Vjosa duket se është mjaft e etur për të vazhduar me muzikën pas rikthimit, teksa fansat e muzikës së saj mezi presin që të shohin projektet e reja muzikore nga ajo. /Telegrafi/