Site icon Telegrafi

Vjosa Osmani tri ditë në Gjermani, takime edhe në Bundestag

Me ftesë të institucioneve shtetërore gjermane, Nënkryetarja e LDK-s,Vjosa Osmani do të qëndrojë në Berlin gjatë tri ditëve të ardhshme.

Siç njofton LDK, Osmani do të bëjë adresimin kryesor në Konferencën “Kosovo after the elections: A political earthquake and its consequences”, (Kosova pas zgjedhjeve: Një tërmet politik dhe pasojat e tij), të organizuar nga Bundestagu dhe organizata të tjera gjermane, transemeton Telegrafi.

Gjatë vizitës, nënkryetarja Osmani do të takojë edhe përfaqësues të Kancelares Merkel, të MPJ-së gjermane, Parlamentit gjerman dhe të CDU, partisë simotër të LDK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version