Site icon Telegrafi

Vjosa Osmani takon Shpejtim Bulliqin, a po e nis reformimin e LDK? (Foto)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, po del të jetë anëtarja më e votuar e partisë së saj, menjëherë pas kandidatit për kryeministër – Avdullah Hotit.

Mijëra vota të tubuara në zgjedhjet e 11 qershorit kanë bërë që Osmanit t’i rritet fuqia në LDK.

Indeksonline mëson se deputetja është duke tentuar t’i rikthejë në parti “kryengritësit” e LDK-së, të cilët Isa Mustafa i injoroi në listat për zgjedhjet parlamentare.

Gjatë këtyre ditëve, Osmani është parë duke biseduar me njërin prej tyre. Bëhet fjalë për Shpëjtim Bullqin, njërin prej deputetëve të LDK-së, që kundërshtoi fuqishëm çështjen e demarkacionit.

Exit mobile version