Kandidatja e LDK-së për kryeministre të vendit, Vjosa Osmani edhe sot do të vazhdojë tubimet me qytetarët në komunat e Kosovës.
Osmani sot do të qëndroj në Podujevë, Obiliq, Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Shtime.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Njoftimi i plotë:
Sot (e mërkurë), më datë 2 tetor 2019, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani merr pjesë në këto tubime:
Në orën: 12:00, në sheshin “Ali Ajeti”, në Podujevë.
Në orën 14:00, në Sallën e Kulturës “Xhavit Haziri”, në Obiliq.
Në orën 15:30, në Amfiteatrin e qytetit (përballë Komunës së vjetër), në Fushë Kosovë.
Në orën 18:30, në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në Prishtinë.
Në orën 20:00, në Shtëpinë e Kulturës, në Shtime. /Telegrafi/