Telegrafi

Vjosa Osmani sot mban tubime parazgjedhore në Deçan, Junik, Gjakovë e Hajvali

Lidhja Demokratike e Kosovës, në ditën e katërt të të fushatës parazgjedjore do të mbajë disa takime elektorale.

Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani merr pjesë në këto tubime parazgjedhore:

Në orën: 12:00, në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla”, në Deçan.

Në orën 13:00, në Restoran “Gjeravica”, në Junik.

Në orën 15:00, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë.

Në orën 19:00, në Shkollën Fillore “Shkëndija”, në Hajvali.