Telegrafi

Vjosa Osmani nis sot vizitën treditore në Shqipëri

Presidentja në detyrë në Kosovë, Vjosa Osmani do nisë sot vizitën treditore në Shqipëri.

Osmani gjatë ditës së sotme do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

Më pas, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe në orën 17:00 do të mbajnë konferencë të përbashkët.

Ndërsa, të enjten më 17 dhjetor, Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të vendosë kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Po kështu, presidentja në detyrë do të mbajë fjalim në kuvend.

Ndërsa në orën 16:00, Osmani do të takohet me kryeministrin, Edi Rama.

Ditën e fundit të vizitës, të premten në orën 10:00 ajo do të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ndërkaq, në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të ‘Çelësit të Qytetit’.

Kurse, në orën 11:45 Osmani do të ketë takim me ish-kryeministrin, Sali Berisha.