Telegrafi

Vjosa Osmani në telashe me faqe të rreme në Facebook

Derisa lajmet e rreme dhe keqpërdorimet e faqeve në rrjetet sociale për personat publik është shndërruar në një problem global, me një situatë të ngjashme është përballur edhe kandidatja e LDK-AAK-Alternativa, Vjosa Osmani.

Dikush, në emër të saj ka hapur një faqe në Facebook dhe ka bërë thirrje për protestë para zyrës së LDK-së.

Përmes një statusi në Facebook, Vjosa Osmani ka sqaruar se kjo faqe është e rreme dhe se emri i saj po keqpërdoret aty.

Ky është statusi i plotë i Osmanit:

Njoftim

“Një faqe e paautorizuar është hapur nga persona të caktuar me emrin ‘Vjosa Osmani, kryetare e re e LDK’ e cila po bën thirrje për protesta para Zyrës së LDK-së. Ju njoftoj se kjo faqe as nuk mirëmbahet nga unë dhe po e keqpërdorë emrin tim. Ju ftoj ta raportoni këtë faqe për shkak të keqpërdorimit të emrit tim dhe i ftoj anëtarët e LDK-se që mos të bien pre e keqpërdorimeve të tilla. E vetmja faqe zyrtare ku postimet autorizohen nga unë është kjo”. /Telegrafi/