Kanë filluar të publikohen të dhënat për votat që kanë marrë kandidatët për deputetë në komuna të ndryshme të Kosovës.
Telegrafi mëson se nga lista zgjedhore e Vetëvendosjes, Vjosa Osmani në Rahovec ka marrë 6 mijë e 789 vota, pastaj Visar Korenica 5 mijë e 194 vota, Glauk Konjufca 5 mijë e 58 vota, dhe Arben Vitia 1 mijë e 609 vota, transmeton Telegrafi.
Katërshja e lartpërmendur është më e votuara nga kandidatët e LVV-së për deputetë.
Këto të dhëna janë preliminare, ku nuk përfshihen votat me kusht dhe ato nga diaspora, transmeton Telegrafi.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%
PDK renditet e dyta me 137,659 vota apo 16.77%
LDK e treta me 107,507 vota apo 13.08%
AAK e katërta me 58,743 vota apo 7.43%
Nisma Socialdemokrate me 20,535 vota apo 2.60%. /Telegrafi/