Site icon Telegrafi

Vjosa Osmani kujton Prof. dr. Bardhyl Çaushin

21 vjet më parë, intelektuali e bashkëpunëtori i Presidentit Rugova, profesor Bardhyl Çaushi ishte kidnapuar nga forcat serbe për t’iu gjetur eshtrat në shtator të vitit 2005.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke kujtuar Prof. dr. Bardhyl Çaushin, tha se për njeriun, i cili pjesën dërmuese të jetës së tij ia kushtoi drejtësisë, sot ende nuk ka drejtësi. “Ndaj duhet të bëjmë çdo gjë që përgjegjësia për kidnapimin dhe vrasjen e tij t`i nënshtrohet drejtësisë”.

“Nuk mund të falen krimet, në mënyrë që të mos përsëriten ato!”, ka thënë Osmani, përcjell Telegrafi.

“Profesor Bardhyli e kishte trajtuar besën në aspektin studimor, e cila sipas tij mbështetej në vetë domethënien e fjalës së dhënë për diçka të rëndësishme”.

“21 vjet pasi që u ndërpre ky uragan intelektual, duhet ta përmbushim besën në mënyrë që vrasësit e tij të sillen para drejtësisë!

I përjetshëm kujtimi për profesorin e së drejtës e atdhetarin Bardhyl Çaushi!​”, ka thënë Osmani. /Telegrafi/

Exit mobile version