Site icon Telegrafi

Vjosa Osmani kërkon reformimin e thellë të LDK-së (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e mbajtura më 11 qershorit, kishte kaluar nga vendi i dytë në atë të tretë, dhe fajtorë për këtë gjë është Kryesia e kësaj partie. Kështu të paktën thotë Vjosa Osmani, deputete e zgjedhur e kësaj partie.

Osmani deklaroi se kësaj partie i kushtoi shumë koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, dhe përgjegjësi për këtë duhet të jap Kryesia e LDK-së.

“Natyrisht se LDK’ja nuk ka dalë mirë në këto zgjedhje dhe kjo është një e vërtetë që duhet ta themi qartë sepse pa e pranuar nuk mund të ecim përpara dhe të përparojmë. Unë mendoj se ajo që e ka dëmtuar më së shumti Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe ka qenë ë vështirë të kapërdihet nga votuesit tonë ishte koalicioni me PDK’në i vitit 2014. Ishte një gjë që e theu besimin”, tha Osmani.

Ajo shtoi se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron që të këndellet atëherë duhet që të fillojë reformimi i saj, duke filluar që nga instancat më të larta.

“Reforma mundet me qenë e suksesshme vetëm që qoftë se fillon nga baza, sepse për ndryshe është e pasuksesshme në esencë në thelb nëse do të ndryshohen dy-tre njerëz por në fakt ajo nuk ka qenë e kërkuar nga baza. Baza në këtë rast, zëri i anëtarësisë duhet të reflektojë tek vendimet e nëndegëve”, theksoi ajo.

Osmani në zgjedhjet e fundit arriti që të dalë femra më e votuar në Kosovë duke arritur t’i marrë më shumë se 64 mijë vota.

Exit mobile version