Site icon Telegrafi

Vjosa Osmani kandidate e LDK-së për kryeministre të Kosovës

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në mbledhje është vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

”Jemi përcaktuar që kandidati ynë për kryeministre të jetë Vjosa Osmani”, tha Mustafa para mediave, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë ky subjekt politik ka shprehur gatishmërinë që të shkojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme, teksa për koalicionin me VV kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk do të nguten dhe se do të shohin cili është interesi i partisë.

Ndryshe, presidenti i Republikës sё Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrё sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas njoftimit për media në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version