Sikur Kadri Veseli të kishte i prerë në fjalët e tij, do të mund ta mbante partinë e tij bashkë kundër ndryshimeve për kufi, prandaj ai nuk mund të flas për LDK-në.
Kështu i është përgjigjur deputetja Vjosa Osmani deklaratave të Kadri Veselit, se një pjesë e LDK-së e përkrahin dialogun e kryesuar nga Thaçi, dhe se mund ti bashkohen Thaçit në këtë proces.
Në Blic Intervistë, Osmani ka thënë se deklaratat e Veselit janë tërësisht irelevante për LDK, dhe se ai po të kishte fuqi vendimmarrëse do e mbante të bashkuar partinë e tij, sidomos në qëndrimin kundër ndarjes së qytetit i cili është edhe vendlindja e tij.
“Kadri Veseli nuk mund të flas për LDK-në, në fakt është tërësisht irelevante për ne se çka thotë dhe çka mendon ai sepse sikur të kishte qëndrim të prerë do të mund ta mbante partinë e tij bashkë kundër ndryshimeve të kufijve dhe sidomos kundër ndryshimit të kufijve që synon ndarjen e qytetit prej nga vjen ai vet kështu që unë besoj që ai duhet ti kushtohet partisë së tij dhe krijimit të një qëndrimi unik sa i përket partisë së tij se sa të merret me parti të tjera” , ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar se LDK është unike në qëndrimin kundër idesë për korrigjim të kufirit.“Në LDK është një qëndrim i prerë për sa i përket kërkimit të legjitimitetit përball dialogut.
“Pra ne kërkojmë që institucionet që e udhëheqin këtë proces të kenë legjitimitet edhe politik jo vetëm juridik.Nuk është absolutisht e vërtet që LDK do t’i bashkohet ekipit që është formuar”, theksoi Osmani.