Telegrafi

Vjosa Osmani jep kritika për statutin e LDK-së: Duhet sa më parë të largohet norma 50%+1

Vjosa Osmani nga LDK-ja në një prononcim për media ka shfaqur kritikat e saj tek statuti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Osmani tha se duhet sa më parë të largohet norma 50%+1, e cila sipas saj është jo demokratike.

“Duhet sa më parë të largohet norma 50%+1. Kam qenë për kandidimin e kandidaturave mirëpo, shumica e delegatëve kanë menduar ndryshe.  Problemi themelorë është tek statuti. Ajo norma të largohet. Është jo demokratike ta mbështesim atë normë”, ka thënë Osmani.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së

Osmani po ashtu theksoi se statusi i vitit 2015 nuk ka lejuar votim me aklamacion, i cili vendim është ndërruar në vitin 2016/

“Nga viti 2015 statusi nuk e  ka lejuar votimin me aklamacion, mirëpo në vitin 2016 ky vendim është ndërruar. Do të jetë angazhimi im primar që të filloj me ndryshime…”, ka thënë ndër të tjera, Vjosa Osmani. /Telegrafi/