Vjosa Osmani nga LDK-ja në një prononcim për media ka shfaqur kritikat e saj tek statuti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Osmani tha se duhet sa më parë të largohet norma 50%+1, e cila sipas saj është jo demokratike.
“Duhet sa më parë të largohet norma 50%+1. Kam qenë për kandidimin e kandidaturave mirëpo, shumica e delegatëve kanë menduar ndryshe. Problemi themelorë është tek statuti. Ajo norma të largohet. Është jo demokratike ta mbështesim atë normë”, ka thënë Osmani.
Osmani po ashtu theksoi se statusi i vitit 2015 nuk ka lejuar votim me aklamacion, i cili vendim është ndërruar në vitin 2016/
“Nga viti 2015 statusi nuk e ka lejuar votimin me aklamacion, mirëpo në vitin 2016 ky vendim është ndërruar. Do të jetë angazhimi im primar që të filloj me ndryshime…”, ka thënë ndër të tjera, Vjosa Osmani. /Telegrafi/