Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se është tepër e ulët deklarata e fundit e kreut të LDK-së për të.
Osmani tha se nuk dëshiron të merret fare me qëndrimet e tij, por shtoi se nëse ai dëshiron t’i hyjë kësaj punë ajo nuk përton.
Madje Osmani tha se është e gatshme që të debatoj me të në cilëndo media nga cilido moderator.
“Nuk dua të ndalem më shumë te kjo përplasja e fundit. Nuk jam marrë fare me qëndrimet e tij. Ajo që e tha së fundmi është tepër e ulët, nuk e kuptoj si njerëzit përreth tij nuk i thonë se është një absurditet që askush nuk do të ja falë. Nëse ai dëshiron t’i hyjë kësaj pune unë nuk përtoj”.
“Ai më njeh shumë gjatë dhe e di se padrejtësitë nuk i duroj. Absolutisht në cilëndo kohë dhe në cilindo moment, në cilëndo media nga cilido moderator jam e gatshme të debatoj”, ka thënë Osmani në Syri TV.