Telegrafi

Vjollca Haxhiu me veturë luksoze 65 mijë euroshe (Foto)

Me një veshje krejt sportive, Vjollca Haxhiu është mbështetur në makinën e saj luksoze.

Duket se ka qenë në një udhëtim dhe ka ndaluar për të pushuar pak, sytë na shkojnë te vetura e këngëtares.

Ka zgjedhur ngjyrën e kaltër, e cila është gjithmonë elegante dhe do të jetë përherë në modë.

Vetura është e markës BMW dhe sipas tregut të ditëve të sotme, kushton 65 mijë euro.

Vajzat kanë nisur prej kohësh të jenë të dhëna pas makinave, madje ndonjëherë edhe më shumë se djemtë. /Telegrafi/