Site icon Telegrafi

Vjetërsohet lënda ‘Trajektorja’, shpëton Nikolla Gruevski

Ish-kryeministi i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski shpëtoi nga rasti ‘Trajektorja’ pasi gjykata konstatoi vjetërsimin e lëndës së PSP-së.

Të gjitha shpenzimet për këtë procedurë do t’i paguajë shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rastin ‘Trajketorja’ , përveç Gruevskit të akuzuar janë edhe bashkëpunëtori i tij, Vlladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Ljupço Gerogievski.

Seanca për lëndën ‘Trajektorja’ nuk u mbajt për shkak se kryerësi i ekspertizës deri te gjykata ka dorëzuar vërtetim mjekësor se ka probleme shëndetësore.

Gruevski tashmë një vjen nuk është në arrati në Budapest ku fitoi edhe azil politik. Autoritetet ende nuk zbuluan detaje se si arriti të arratiset nga vendi./Telegrafi/

Exit mobile version