Në natën e madhe të ndarjes së çmimeve “Oscars” nuk do të jenë prezentë të gjithë.
Aktori Casey Affleck, i cili vitin e kaluar u kurorëzua me çmimin “Aktori më i mirë” nuk do të jetë prezent këtë vit, ndonëse sipas traditës, ai do duhej të ishte aty për të dorëzuar çmimin e sivjetmë aktores më të mirë
Arsyeja e mungesës së tij do të jenë akuzat që i janë bërë për ngacmim seksual, nga dy pjesëtare femra të stafit të tij.
Megjithëse ai i mohon këto akuza, Affleck nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së Akademisë.
42-vjeçari, vëllai i aktorit të famshëm Ben Affleck është përballur me një akuzë të tillë që në vitin 2010, por që vëmendje të madhe mori vitin e kaluar kur bota e kinematografisë u trondit nga rrëfimet e abuzimeve të producentit Harvey Weinstein. Weinstein, Kevin Spacey, Matt Lauer dhe Charlie Rose.
Ngjarje të tilla tronditën botën gjatë vitit të kaluar, duke i dhënë një shije të keqe Hollywoodit, me ç’rast edhe mbrëmja e çmimeve “Oscars” nuk është duke u pritur më me entuziazmin e dikurshëm. /Telegrafi/