Sulmuesi anësor i Interit, Matteo Politano është viktima e parë e epokës së trajnerit Antonio Conte dhe përgatitësit atletik Antonio Pintus.
Interi filloi vetëm trajnimin para-sezonal të hënën, por ata tashmë kanë humbur një lojtar nga programi rraskapitës i përgatitjeve të Contes.
Bëhet fjalë për sulmuesin anësor italian, Politano, i cili është lëndimi i parë i Interit.
Është faqja zyrtare e klubit italian që ka njoftuar se Politiano ka pësuar një tendosje fleksore në kofshën e djathtë dhe lëndimi i tij do të vlerësohet në baza ditore.
🚨| MEDICAL UPDATE @MPolitano16 underwent medical tests at the Istituto Humanitas in Rozzano.
They revealed a strain to the flexors in his right thigh.
His condition will continue to be evaluated on a day-to-day basis.
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) July 11, 2019
“Politano iu nënshtrua testeve mjekësore në Istituto Humanitas në Rozzano. Ata zbuluan një tendosje të fleksorit në kofshën e tij të djathtë”.
“Gjendja e tij do të vazhdojë të vlerësohet në baza ditore”, thuhet në njoftimin e Interit.
25-vjeçari përfundoi kohëve të fundit një lëvizje të përhershme te Interi pas një huazimi të suksesshëm në sezonit të kaluar. /Telegrafi/