Raportohet se kompania Ferrari mbrëmë në një ngjarje private ka prezantuar versionin Spider të modelit LaFerrari, emri i të cilit nuk është i konfirmuar.
Publiku i gjerë me LaFerrari Spider do të njoftohet më vonë gjatë këtij viti, ndoshta në qershor në ngjarjen ‘Ferrari Cavalcade 2016’, raporton Worldcarfans.
Kompania Ferrari planifikon që këtë model ta prodhojë në seri të limituar prej 150 deri 200 njësi, transmeton Koha.net. Interesante është se pothuajse të gjitha këto vetura janë të para-shitura.
Sa i përket çmimit, tani për tani nuk dihet çmimi i këtij modeli por sigurisht do të jetë më shumë se 1.69 milion dollar, aq sa kushton LaFerrari Coupe i cili është prezantuar në vitin 2013 dhe është në prodhuar në seri të limituar prej vetëm 499 njësi.
Edhe LaFerrari Spider do të jetë në version hibrid me kapacitet, në total, prej 963 kuajfuqi, dhe do të jetë më i rëndë se Coupe i cili peshon 1.255 kilogramë.
LaFerrari Spider pritet që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ta arrijë për më pak se 3 sekonda, ndërsa atë maksimale më shumë se 350 km/h.