Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj tash e disa ditë është duke shijuar pushimet në Shqipëri.
Bukuroshja, e cila numëron ndjekës të shumtë në Instagram, vazhdon të marrë vëmendje me pozat atraktive.
E tillë shfaqet edhe në këtë të fundit, teksa duket në top formë duke ekspozuar linjat trupore.
Në imazhin e radhës ku shfaqet më një palë bikini të veçanta, Ramosaj ka vënë një përshkrim domethënës.
“Të vlerësojmë atë që është e bukur dhe që ia vlen në jetë”, shkroi ajo.
Krahas postimit, nuk munguan edhe komplimentet që mori nga fansat dhe miqtë që mban në këtë rrjet social.
Në anën tjetër, Beatrix ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte muzikore. /Telegrafi/