Era Istrefi ka realizuar një prej bashkëpunimeve më të mëdha në karrierë.
Bukuroshja nga Prishtina ishte e ftuar në projektin e ri nga dyshja më e njohur e DJ-ve në botë.
Superyjet Dimitri Vegas dhe Like Mike njihen për këngët e tyre dhe performancat e muzikës elektronike.
Dhe, ata kanë ftuar Erën në këtë projekt shumëngjyrësh i cili u realizua në Los Angeles.
Projekti titullohet “Selfish”dhe është projekt mjaft ritmik.
Dyshja belge e sheh këtë si projekt që shfaq diversitetin si një himn i popit.
Dimitri Vegas dhe Like Mike performojnë në festivalet më të mëdha në botë si Tomorrowland dhe Ultra Music. /Telegrafi/