Telegrafi

‘Vjen së shpejti’ – me një fotografi të përbashkët, Geti dhe Dafina paralajmërojnë duetin

(Foto: Instagram/ghettogeasy)

Tash e një kohë është paralajmëruar se Getoar Selimi dhe Dafina Zeqiri do të vijnë me një këngë të përbashkët.

Dhe tashmë projekti është në finalizim e sipër dhe këtë e kanë bërë të ditur dy protagonistët.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri dhe Ghetto Geasy bëhen bashkë për një projekt të ri muzikor

Përmes njoftimeve në profilet respektive në rrjetet sociale, ata kanë njoftuar se kënga do të lansohet së shpejti dhe pritet të kompletohet nga ana vizuale.

Dafina ka qenë mjaft aktive këtë verë dhe në javët e fundit solli bashkëpunimin me Yll Limanin, “Kaje” dhe këngën solo “Kaje”.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli konfirmon se po sjell bashkëpunim me Getoar Selimin

Ndërsa Geti para dy muajsh publikoi duetin me Mozzik, “Shtrejt”, derisa edhe Luiz Ejlli ka konfirmuar së fundmi se po vjen me një bashkëpunim me reperin ikonik. /Telegrafi/