Site icon Telegrafi

Vjen reagimi i Rusisë pasi që UEFA zhvendosi finalen e Ligës së Kampionëve në Francë

Rusia thotë se i vjen keq për vendimin e UEFA-s për t’i hequr të drejtën vendit për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Ngjarja e klubeve evropiane fillimisht do të mbahej në Gazprom Arena në Shën Petersburg më 28 maj.

Por, UEFA ka vendosur ta zhvendosë finalen në Stade de France në Paris, pas pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës fqinje.

Lexo po ashtu E gjithë bota të emocionuar nga mesazhi i tenistit rus në objektivin e kamerës

“Është për të ardhur keq, natyrisht, që u mor një vendim i tillë. Por [vendimi] është marrë, kështu që ai pranohet”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kur u pyet nëse e konsideronte vendimin si të motivuar politikisht, Peskov shtoi: “Jo, nuk e thashë këtë. Thjesht shpreha keqardhje”.

Lexo po ashtu UEFA e mendon seriozisht shkëputjen e marrëveshjes me Gazpromin

UEFA ishte nën presion të madh për të zhvendosur finalen, me kryeministrin Boris Johnson në mesin e atyre që kërkonin që Rusia të pengohej nga organizimi i ngjarjes.

Të premten, UEFA konfirmoi se finalja do të zhvendosej në Paris, ndërsa njoftoi gjithashtu se klubeve dhe kombëtareve ruse dhe ukrainase do t’u kërkohet të luajnë në vende neutrale në garat evropiane këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version