Site icon Telegrafi

Vjen reagimi i Rozana Radit pas fyerjes dhe akuzave se e fitoi pa meritë “Këngën Magjike”!

Mbrëmjen e kaluar mbylli siparin festivali i përvitshëm, “Kënga Magjike”, ku fituese u shpall Rozana Radi me baladën e fuqishme, “Ma thuaj ti”.

Ashtu siç ndodh gati çdo vit, edhe këtë herë filluan të dilnin pakënaqësitë e këngëtarëve, qofshin këta të kualifikuar në finale apo jo. Një nga këta këngëtarë është edhe Devis Xherahu, i cili ditën e sotme postoi një status ku “shfrynte” tërë mllefin tek këngëtarja fituese, Rozana Radi. Pasditen e sotme, në rrethin e artistëve finalistë që ishin mbledhur për të diskutuar mbi festivalin tek “E Diela Shqiptare”, ishte edhe fituesja Rozana Radi.

Në pamundësi për të folur, për shkak të zërit të ngjirur, Rozana ka shkruar disa fjali, ku i kthente përgjigje Xherahut. Blitz.al ka siguruar përgjigjen e saj të plotë:

“Faleminderit artisëve që e votuan këngën time. Kënga tregon për një grua të nënshtruar ku në fund ngrihet me forcën e aeroplanit më e fortë se kurrë. Është një këngë ku secili gjen vetveten dhe e interpreton sipas vetvetes. Gruaja e këngës time është gjithsesi një grua e fortë që ja del. Përsa i përket shkrimeve e kolegëve të cilët nuk janë sonte këtu. Mund të shihni edhe regjistrimet kur unë kam marr pjesë në KM herën e fundit edhe megjithëse s’kam marrë ndonjë vend të mirë e kam pranuar këtë mënyrë votimi sepse nëse nuk na pelqen votimi duhet të ankohemi përpara se ti nënshtrohemi këtyre rregullave jo pasi del rezultati.

Lexo po ashtu Kush është vogëlushja që mahniti publikun me interpretimin e saj në këngën e Rozana Radit? (Video)

Këta artistë pa “shkolle” që na ka cilësuar artisti në fjalë janë po këta artistë që të votuan në vitin 2011 kur ju hytë në finale. Përse nuk fole atëherë?!!! Mua më votuan këta artistë që janë të vërtetë e i do e gjithë shqiptaria. Ashtu si më votove ti me 13 pikë e meqënëse nuk hyre me shan sot. Unë jam këngëtare ku më fle zëri im. Çdo këngëtar dallon nga tjetri për stilin dhe ngjyrën e zërit. Ky zë më dha çmimin e parë nga artistët e nga populli. Të uroj suksese “miku im” e të uroj të thinjesh si artist”, – ishte përgjigja e Rozanës, që u lexua nga Ardit Gjebrea.

Exit mobile version