Site icon Telegrafi

Vjen reagimi i Parlamentit të Shqipërisë pasi hakerat sulmuan faqen e tij: U tentua fshirja e të dhënave

Hakerat që sulmuan një ditë më parë faqjen e internetit të Parlamentit të Shqipërisë tentuan të fshijnë të dhënat.

Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë, njofton Kuvendi i Shqipërisë, në një njoftim për shtyp.

Lexo po ashtu Rikthehet ‘Homeland Justice’, hakohet faqja e internetit të Parlamentit të Shqipërisë

Sipas institucionit ligjvënës, nuk janë prekur të dhënat në sistem, ndërkohë që ekspertët e IT-së po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Parlamentit të Shqipërisë.

Por, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Parlamentit të Shqipërisë, thuhet më tej./tch/

Exit mobile version